Gjyshja 79-vjeçare nga Ukraina bëhet gati për luftën e mundshme kundër Rusisë

-

79-vjeçarja ukrainase ka përfunduar stërvitjet civile për të qenë e gatshme për luftë të mundshme ndaj Rusisë.

Valentyna Konstantynovska, ka mësuar si të përdorë kallashnikovin në poligon.

Sipas “DailyMail“, 79-vjeçare është e gatshme nëse lufta do të fillojë.

“Edhe nëna e juaj do të vepronte njëjtë. Shkova për t’u trajnuar dhe sigurisht se nuk do të jem ushtare e mirë, pasi trupin nuk e kam si dikur. E arma është shumë e rëndë për mua” – ka thënë ajo.

Megjithatë, Rusia ka dërguar mbi 100 mijë ushtarë në vijën kufitare mes Ukrainës dhe 30 mijë në kufirin mes Bjellorusisë, ndërsa civilët ukrainas janë duke u stërvitur për një luftë të mundshme.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit