“Grusht Shteti”/ Sapo U Paralajmërua, Ngrihet Alarmi, Pas Kontrollorëve Të Aeroportit, Tjetër Grevë, Publikohen Shkeljet E Rënda

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë në një deklaratë për media ka paralajmëruar protestë pasi sikurse pretendojnë, u janë shkelur të drejtat.

Nëpërmjet një deklarate, nga ana e sindikatës janë listuar të gjitha shkeljet që sipas tyre iu janë bërë punonjësve në Policinë e Burgjeve.

DEKLARATA e PLOTË:

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë Barazi e Dinjitet për Policinë e Burgjeve !Jemi ketu, per te denoncuar shkeljet dhe abuzimet me te drejtat social-ekonomike te policise penitenciare shqiptare, si sherbim policor i sigurise jetike:
1- I vetmi shtet eksperimental ne bote, ku disa mendjeshkurter , u heqin armet personale vetembrojtese 90% te stafit policor penitenciar !-Ky eshte “grusht shteti” z.Kryeminister, pasi mbi 3000 Gardiane te besuar ne Reformen e Drejtesise, lihen te pambrojtur para krimit.

Anulloni urdherin e carmatosjes, se nuk vijne as turq e as bangladeshas te ruajne burgjet!

 

“Grusht Shteti”/ Sapo U Paralajmërua, Ngrihet Alarmi, Pas Kontrollorëve Të Aeroportit, Tjetër Grevë, Publikohen Shkeljet E Rënda
LAJME
April 10, 2021Admin

 

 

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë në një deklaratë për media ka paralajmëruar protestë pasi sikurse pretendojnë, u janë shkelur të drejtat.

Nëpërmjet një deklarate, nga ana e sindikatës janë listuar të gjitha shkeljet që sipas tyre iu janë bërë punonjësve në Policinë e Burgjeve.

DEKLARATA e PLOTË:

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë Barazi e Dinjitet për Policinë e Burgjeve !Jemi ketu, per te denoncuar shkeljet dhe abuzimet me te drejtat social-ekonomike te policise penitenciare shqiptare, si sherbim policor i sigurise jetike:

 

 

1- I vetmi shtet eksperimental ne bote, ku disa mendjeshkurter , u heqin armet personale vetembrojtese 90% te stafit policor penitenciar !-Ky eshte “grusht shteti” z.Kryeminister, pasi mbi 3000 Gardiane te besuar ne Reformen e Drejtesise, lihen te pambrojtur para krimit.

Anulloni urdherin e carmatosjes, se nuk vijne as turq e as bangladeshas te ruajne burgjet!

2-Te vetmit punonjes shteti, qe u mohohet paga sipas nenit 87 te Kodit Punes per punen ne fundjave. Edhe ky eshte “grusht shteti” ndaj te drejtave themelore ne page e trajtim!

Riktheni pagesen e punes ne ditet e shtuna e te djela per Policine e Burgjeve!

3- Qe nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtesisht pa u dhene Gradat per fituesit, duke u mohuar pagen dhe karrieren qindra gardianve shqiptar. Fajtoret jane ne kupolen e D.P.Burgjeve!

Jepni Gradat e fituara me merite dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor!

4- Kemi 1-vit qe i kerkojme M.Drejtesise qe Sindikata te jete pjese e Komisioneve Disiplinore qe nga baza e deri ne MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjesit nga D.P.Burgjeve, te cilet fitojne gjyqet dhe demtojne buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtesisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontraten Kolektive ne fuqi dhe shantazhon e kercenon verbalisht antaret e sindikates.

Zoti Kryeminister!-Punonjesit e Policise Penitenciare, nuk jane “roje bostani” por sherbim sigurie jetike dhe punonjes me dinjitet!- Mos lejoni qe zyrtaruce ngatrrestare, te cenojne dinjitetin e mijera punonjesve, sepse behet fjale per “KULLA” me te rendesishme se ato te “Albkontrollit”, qe cdo lloj qeverie do bente mire llogarite ne rast Proteste!

Respektoni Dialogun Social,Tripartetin, Sindikatat e bardha, Kontraten Kolektive, Kodin e Punes dhe Riktheni Ministrine e Punes si Arbitri kryesor i Maredhnjev te Punes.

Sindikatat nuk jane “armiq te kllases” dhe as “grusht shtetas”, por Avokate te Punemarresve e te Ligjit!-Protesta dhe Greva nga Sindikatat jane Serum i Demokracise e sherim i qeverive autokrate qe shkelin Ligjin dhe Dialogun Social!

Sindikatat jane Drejtesia Sociale sipas Bashkimit Europian!

Zoti Kryeminister!-Kerkesat tona bazike plotesohen per 24/ore dhe pa asnje fature shtese nga buxheti, pervec deshires e vullnetit per te zbutur acarimin e klimes sociale ne vlim e siper !

Nese mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin nje Proteste shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturen” e paguan Ministria e Drejtesise !