Haradinaj: Mos më daltë shpirti pa a e kthye kufirin aty ku ishte në Çakorr

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Ramush Haradinaj tha se në histori të shqiptarëve, nuk ka lëshuar asnjëherë bajrakun, përveç që pati rast kur ka marrë bajrak të lëshuar, njofton Klan Kosova. ”Në opozitëbërje, gjuha është një gjuhë. Në histori të jetës së Kosovës, s’ka rast që kam lëshuar bajrak. Ka rast që kam marrë bajrakun e lëshuar për ta kthyer në vend”.

”E kam marrë bajrakun e lëshuar të kufirit me Malin e Zi sepse e kam gjetur në atë gjendje. Por për fat të keq ende se kam kthyer ku duhet. Shpresoj një ditë siç thotë populli ”mos t’më daltë shpirti” pa e kthy aty”.

”Në histori të shqiptarëve s’ka mu gjetë një moment i jetës time që kam lëshu bajrak. Kanë me u gjetë kritika të shumta. Ata më ndihmojnë, kushdo që më kritikon unë nuk hidhërohem”.