Një burrë ka raportuar në polici se në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur mbesa e tij e mitur, e cila ka qenë duke u trajtuar qe tri javë, raporton Sinjali.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur paraditen e së hënës dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.