Humb jetën një person në Gërmi derisa ishte duke shëtitur

-

Një person ka humbur jetën sot në Gërmi, ku kishte dalë për t’u shëtitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKUK-së, mirëpo mjekët kanë provuar ta reanimojnë.

Por pavarësisht përpjekjeve, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

Këtë për Sinjalin e konfirmoi mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori. Ai tha se viktima nuk ka pasur ndonjë sëmundje.

“Viktima ka ardhur pa shenja jete në Emergjencë, ne kemi provuar ta ringjallim, mirëpo nuk kemi mundur ta shpëtojmë“, tha ai për Sinjalin.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit