“Humbje E Madhe, E Vështirë Me E Nis Ditën Me Një Lajm Të Trishtueshëm”. Voltana Ademi Mes Lotësh, Jep Lajmin E Kobshëm

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë pak më parë lajmin e hidhur të ndarjes nga jetra të Gazetares nga Shkodra, Anila Dushi duke thënë se është mjaft e vështirë që të nisë ditën me këtë lajm të rëndë.

“Humbje e madhe, e vështirë me e nis ditën me një lajm të trishtueshëm”. Voltana Ademi mes lotësh, jep lajmin e kobshëm.

“E vështirë me e nis ditën me një lajm të trishtueshëm! Anila Dushi, shoqe, mike, mësuese e gazetare, nuk asht ma mes nesh.

Humbje për gazetarinë, publicistikën, miqtë e të njohurit e shumtë e mbi të gjitha për të afërmit. Pushofsh në në paqe Anilë, do të të kujtojmë gjithmonë! Lamtumirë!”, shkruan mes dhimbjes së madhe Voltana Ademi.