I ka vetëm 15-muaj jetë, ngjitet murit si një alpinist i vërtetë

Në moshën 15-muajsh, shumica e fëmijëve arrijnë t’i thonë vetëm disa fjalë dhe të ecin. Por kështu nuk ndodh me një djalosh të vogël, që nuk frikësohet fare nga lartësia.

Bëhet fjalë për Ezzy i cili nuk po mund të ndalet duke u ngjitur në një mur të modifikuar, që ngjan me kodrat nëpër të cilat ngjiten alpinistët profesionistë. Madje me vetëbesim ngjiten nëpër mur duke mos shikuar poshtë nga frika se mund të rrëzohet, e pamjet e vogëlushit janë bërë virale.

Atë e kanë duartrokitur të gjithë, në veçanti familjarët që i mundësuan një ambient të ngjashëm me atë në natyrë ku alpinistët ushtrojnë veprimtarinë e tyre.