I vëllai humbi jetën në aksident, prek shqiptari: Erdhëm me varkë në ’91 në Itali

-

“Më mungon shumë, tani prehu në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë”, shkruan në rrjetet sociale Orges Beqari, vëllai i Lorencit, i cili humbi jetën në një aksident në Ravegnana të Italisë.

Viktima po udhëtonte për tek e fejuara e tij, kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge në bregun e një lumi.

“Prindërit e mi Eduardo dhe Mariana dhe vëllezërit e mi Lorenc dhe Gentian mbërritën në Ravena tridhjetë vjet më parë, në ’91, me një varkë që u nis nga Shqipëria. Nuk dua ta kujtoj”, shkruan Orgesi.

I prekur nga ngjarja e rëndë, ai dëshiron të flasë vetëm për të vëllanë, i cili u nda nga jeta papritur.

“Ishte më i miri nga të gjithë, njeri i mirë. Pastaj tani i duhej të fillonte edhe një punë të re. Tani i duhej të fillonte të drejtonte furgona para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Kur mori lajmin e fejuara u sëmur”, shkruan ai.

Orges kujton herën e fundit kur e pa vëllanë e tij: “Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forlì, ai ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin e tij. Të gjithëve do të na mungojë shumë”.

Aksidenti ndodhi në Via Ravegnana. Viktima Lorenc Beqari 45 vjeç është biznesmen dhe me origjinë nga Durrësi, por banonte në Ravenna.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE