Iker Casillas e mohon se është homoseksual

-

Casillas e mohon se është homoseksual, thotë se iu hakua llogaria.

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se i është hakuar llogaria në Twitter, pas bujës që bëri një postim i tij, disa orë më parë.

Casillas kishte shkruar “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”, derisa më pas të njëjtin postim e fshiu, njofton Klankosova.tv.

Ai me anë të një postimi në Twitter, ka sqaruar duke thënë se i është hakuar llogaria, derisa u kërkoi falje ndjekësve.

“Llogari u hakua. Për tani, është çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, shumë falje komunitetit të LGBT”, ka shkruar Casillas.

Mediat spanjolle më herët raportuan se ai me atë postim kishte ironizuar, për të mohuar thashethemet që e lidhnin atë me disa aktore spanjolle.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE