Isa Mustafa për arrestimin e Dardanit: Veprim totalitar, nuk është Dardan Molliqaj që i ikën drejtësisë

-

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për arrestimin e dhunshëm të kreut të PSD-së nga Policia e Kosovës në oborrin e T7.

Mustafa në Pressing të T7 tha se ajo që ndodhi mbrëmë të lë përshtypje të keqe.

Ai shtoi se Molliqaj nuk është person që ikë prandaj sipas tij nuk kishte nevojë që të shkonin rreth 40 policë për ta arrestuar.

“Kjo mbrëmë që ndodhi lë përshtypje të keqe. Nëse Molliqaj ka gabuar mund të thirret në shtëpi, mund të merret në zyrë, ose në rrugë. Thanë që kanë qenë 30-40 policë, çka ka nevojë për një gjë të tillë sepse nuk është Molliqaj që ikën”, tha Mustafa.

Tutje Mustafa tha se ky është një veprim totalitar dhe një lloj manifestimi i fuqisë që ka Qeveria, duke shtuar se duhet të ruhemi nga veprime të tilla.

“A duhet të përgjigjet apo jo është çështje tjetër, mirëpo veprimi është totalitar dhe një lloj manifestimi i fuqisë që ka Qeveria, vijnë të rrethojnë me 50 policë. Kjo është mjaft e rëndë dhe ne duhet të ruhemi nga veprime të tilla. Askush se ka pushtetin e siguruar për 100 vjet, është 4 vjet mundet me qenë edhe 8, mirëpo nesër duhet me dalë para ligjit me u përgjigj për veprimet që i bën”, shtoi Mustafa/Express/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit