Ish- fituesi i ‘BB’ tregon kush e le shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ një javë para finales

-

Finalja e madhe e formatit Big Brother Vip tanimë është afruar.

Kanë ngelur edhe pak javë për t’u bërë të ditur emrat e finalistëve, ku njëri prej tyre tanimë veç se është zbuluar.

Ilir Shaqiri është finalisti i parë ndërsa në garë kanë mbetur Donaldi, Monika, Arjola, Beniada dhe Einxhel.

Por, për këtë të fundit ish-fituesi i “Big Brother 6″, Anaid Kaloti ka bërë një deklaratë të fortë duke habitur të gjithë.

I ftuar në ‘Mëngjesi në Dritare’, Anaid Kaloti ka komentuar disa nga zhvillimet më të fundit.

Në këtë pikë të lojës, sipas tij disa prej banorëve janë pretendentë për çmimin e madh.

“Iliri është favorizuar shumë në lojë. Shumë gjëra që Iliri i ka thënë nuk janë dhënë në Prime. Ka shumë gjëra që nuk i japin meritën Ilirit për të marrë çmimin e Big Brother Vip. Pozicioni i tij është luajtur me hatër. Nga ana tjetër janë Beniada dhe Monika. Beniada është njeri superpozitv, të gjithë e dinë, por nuk mjafton për të fituar një garë si BBV. Nuk fitohet me të qenurit thjesht pozitiv. Duhet të jesh luftarak, duhet të mbash presionin, duhet të flasësh dhe të ngresh zërin. Arjola e mori çmimin, ndërsa Einxhel del një javë para finales”, tha Anaidi, duke lënë të mendohet se fituesi mund të jetë Donaldi.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE