Ja deri kur vlen vendimi për rritjen e çmimit të rrymës!

-

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu thotë se vendimi për shtrejtimin e energjisë elektrike nuk do të anulohet gjatë verës.

Sipas Fejzullahut, qytetarët e Kosovës do të pagujnë çmimin më të lartë të energjisë elektrike deri në mars të vitit 2023, raporton 02Press.com

Mes tjerash, Fejzullahu, deklaroi se nuk ka institucion tjetër që merr vendim për tarifa të energjisë elektrike.

“ZRrE-ja sot e ka marrë vendimin dhe nuk ka institucion tjetër që mund të marrë vendim për tarifat e energjisë elektrike. Subvencionimi ekziston, meqë ka pasur krizë energjetike dhe rritje enorme të çmimeve gjithashtu te të gjitha shtetet evropiane”, tha Fejzullahu.

Fejzullahu tutje tha se shpreson që të kenë më shumë kritika dhe komente rreth tarifave, pasi kjo mund të ketë ndikim teksa po ashtu shpreson që nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë më.

“Për shkak se çmimet kane qenë të larta dhe të papërballueshme është detyrë e qeverisë që të ndajë një fond për konsumatorët që nuk mund të paguajnë faturën e energjisë. Deri më tani ky fond ka qenë 4.5 milionë euro ndërsa ZRRE-ja ka bërë një program për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë dhe shihet se duhet dyfishimi i këtij fondi pasi ka konsumatorë me të hyra të ulëta që nuk mund të përballojnë këtë tarifë. Prandaj, e kemi thënë edhe atëherë edhe tash qe ZRrE-ja nuk është e lumtur më ketë rritje”.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit