Ja kur pritet të bie borë përsëri në Kosovë

-

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit të tyre ditën e diel do të ketë shtim të vranësirave, që më vonë japin kushte edhe për riga lokale shiu.

Po ashtu të martën parashihet të ketë edhe reshje bore në rajonin e Dukagjinit.

Njoftimi i plotë:

Ngrohtë e me diell ditën e shtunë, të dielen me riga lokale shiu pasdite. Javën e ardhshme rënie e temperaturave, e priten edhe reshje bore të martën.

18.02.2022 – Kthjellimet që po mbizotërojnë ditën e premte, mbeten edhe ditën e shtunë, e masa të ngroht ajrore që depërtojnë nga Mesdheu edhe rrisin temperaturat ndjeshëm edhe deri në 16C.

Ditën e diel do të ketë shtim të vransirave, që më vonë japin kushte edhe për riga lokale shiu. Vransirat mbesin dominuese edhe ditën e hënë, e në mbrëmje me reshje lokale shiu në perëndim të vendit. Pas mesnate, mëngjesin e së martës kalimi i një fronti të ftohtë sjell ndryshim të situatës meteorologjike, me rënie të temperaturave e reshjet e shiut edhe shndërrohen në reshje bore, por që deri në mesditë pushojnë. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë vransira.

Qarkullimi më i mirë ajror orëve të pasdites, në ditë vijuese, mund të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të kaloj në vlera të pranueshme, mirëpo orëve të mbrëmjes nën dominimin e qetësisë, vende-vende ndotësit mbeten pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

19.02 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje gradualisht shtohen vransirat.

20.02 – Kryesisht me vransira, e pasdite më vonë dhe mbrëmje priten edhe riga lokale shiu.

21.02 – Kryesisht me vransira e intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje nga perëndimi i vendit priten mundësi për reshje lokale shiu.

22.02 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë veriore. Herët në mëngjes priten edhe reshje bore, nga Dukagjini shiu, që deri nga mesdita pushojnë.

23.02 – Diell, dhe vransira më vonë në mbrëmje.

Temperaturat minimale luhaten ndrëmjet 0C e 3C. Ndërsa maksimalet, prej 16C ditën e shtunë, zbresin edhe në 12C e 14C të dielen e të hënën, e të martën zbresin në 5C.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 4-13m/s, e të martën nga krahu verior me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE