Kampioni i botës – dekorohet me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës

Haxhi Krasniqi është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder arritjes së tij më ta madhe në karrierë, fitimin e titullit të botës në boks.

Kampioni i Botës në Boks, Haxhi Krasniqi ka ardhur në Kosovë për t’i prezantuar titujt e fituar të shtunën mbrëma.Boksieri nga Juniku është parë në objektin e presidencës. Junikasi do të dekorohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Krasniqi të shtunën ka fituar titullin e Botës në pesha të mesme pasi ka nokautuar Dominic Boselin.

Haxhi Krasniqi asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e tij dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm që një ditë të boksoj në Kosovë Presidenti Thaçi e pret në takim kampionin e botës, Robin Haxhi Krasniqi Presidenti Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me boksierin Robin Haxhi Krasniqi.

Krasniqi së fundmi zhvilloi një meç për brezat IBO dhe WBA, ku edhe u shpall kampion i botës pas nokautimit që i bëri Dominic Bosel katër ditë më parë. Takimi i presidentit dhe boksierin nga Juniku vije pikërisht pas triumfit që pati ky i fundit. Takimi është duke u zhvilluar aktualisht në zyrat e presidencës dhe pritet të ketë prononcim për medie pas përfundimit./botasot