Kandidatëve iu ‘vodhën’ votat në Gjakovë (Dokument)

Monitorimi i rezultateve të zgjedhjeve nga KALLXO.com dhe krahasimi i tyre pas rinumërimeve në tri vendvotime në komunën e Gjakovës, tregon dallime të dukshme të numërimit fillestar të votave kundrejt rinumërimeve të fundit, sa i përket rezultateve lidhur me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.Parregullsitë me rezultatet kishin bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërimin e 530 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të vendit.Në qendrën e vendvotimit me numër 0202X/17R në Gjakovë, përkatësisht në shkollën fillore “Yll Morina” ka pasur ‘shkundje’ të rezultateve për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje pas rinumërimit të votave.Pas rinumërimit në QNR, kandidatit të VV-së për kryeministër Albin Kurtit iu zvogëlua për 9 numri i votave.Sipas formularëve të KQZ-së, Kurti fillimisht kishte pasur 127 vota, ndërkaq pas rinumërimit ato kanë zbritur në 118.Zmbrapsje rezultatesh pati edhe për kandidatët për deputetë të kësaj partie politike.Leonora Shabani-Bajraktari fillimisht pati 76 vota, përderisa pas rinumërimit ajo nuk mori asnjë votë të vetme.Kandidati tjetër për ligjvënës, Agon Batusha sipas formularëve fillestar nuk e kishte asnjë pikë në listë, ndërsa rinumërimi ia solli 78 vota.Dallim të madh rinumërimi i solli edhe kandidatit për deputet të këtij subjekti politik Jahja Kokaj. Ai fillimisht në këtë vendvotim nuk e ka pasur asnjë votë, përderisa rinumërimi ia ktheu 56 vota.Lëvizja Vetëvendosje
Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi

Albin Kurti 127 118
Xhelal Sveçla 6 5
Rexhep Selimi 4 3
Jahja Kokaj 0 56
Vlera Gjakova 1 2
Mimoza Kusari – Lilaj 101 97
Tinka Kurti 5 6
Sylemaj Qerkezi 5 4
Beni Kizolli 4 3
Arber Rexhaj 3 2
Mimoza Shala 24 23
Valdrin Ahmeti 3 4
Vlora Gojani 12 10
Leonora Shabani – Bajraktari 76 0
Agon Batusha 0 78
Shemsi Syla 0 1
Visar Korenica 3 2
Emin Gërbeshi 0 1
Drilona Jakaj 1 2
Eman Rrahmani 1 2

Parregullsitë me rezultate janë shpërfaqur edhe në votat e koalicionit parazgjedhor Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).Në të njëjtën qendër votimi në Gjakovë [0202X/17R], kandidates për deputete nga ky koalicion në formular i ishin vendosur 0 vota, ndërkaq pas rinumërimit ajo mori 5 vota.Në anën tjetër, kandidati tjetër për deputet Xhafer Gashi fillimisht kishte marr 5 vota, përderisa rinumërimi ia fshiu të gjitha.AAK- PSDEmri i kandidatit Numërimi Rinumërimi

Xhafer Gashi 5 0
Donika Kadaj Bujupi 0 5
Muhamet Kelmendi 4 3
Gazmendi Abrashi 9 10
Teuta Haxhiu 9 10
Albena Reshitaj 2 4
Muharrem Nitaj 0 2
Time Kadrijaj 6 7
Bajram Hasani 2 1
Bekë Berisha 7 8
Rasim Selmanaj 4 5
Gazmend Syla 2 3
Lahi Brahimaj 9 10
Fatos Axhemi 13 14
Dardane Sadiku 1 2
Besa Luzha 10 11
Resul Sinani 1 0
Driton Çaushi 17 18
Dervish Tahiri 12 13

Në anën tjetër, kandidati për deputet nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Argjent Shabanaj, sipas formularëve të KQZ-së fillimisht kishte 8 vota, kurse pas rinumërimit nuk e mori asnjë votë.Parregullësi ka pasur edhe në votat e kandidatëve për deputet nga radhët e koalicionit Nisma Socialdemokrate (Nisma)-Aleanca Kosova e re (AKR) – Partia e Drejtësisë (PD).Kandidati për deputet, Haxhi Shala në këtë vendvotim kishte 2 vota, kurse pas rinumërimit mori vetëm 1 votë.Kurse, kandidati tjetër, Luan Dinaj sipas të dhënave në formularë, fillimish kishte marr 4 vota, ndërkaq pas rinumërimit 3 sosh.NISMA-AKR-PD

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Haxhi Shala 2 1 Luan Dinaj 4 3
Pa parregullsi të votave nuk ka mbetur as Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).Kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Avdullah Hoti fillmisht kishte 9 vota, ndërsa pas rinumërimit ato i zbritën në 8, përderisa Anton Quni së pari ka pasur 16 vota, e pas rinumërimit ka marr 18 vota.LDK
Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Avdullah Hoti 9 8
Lumir Abdixhiku 8 7
Anton Quni 16 18
Valentina Bunjaku Rexhepi 0 1
Haxhi Avdyli 1 0
Sadije Jakupi 2 0
Ukë Berisha 0 2
Ilir Ferati 1 2
Dardan Bibaj 1 0
Enver Krasniqi 2 3
Isuf Berisha 1 2
Bahtjar Berisha 2 3
Fadil Vezaj 0 1
Arton Gjokaj 1 2
Qibrije Hoxha 2 3

Anëtarët e komisionit për numërimin fillestar të votave ishin Valon Sylmetaj – kryesues, Vullnet Doli, Shendrit Kurhasku, Lendita Bellacerka dhe Ardian Jusufi.Ndërsa, anëtarët e Komisionit në rinumërim kanë qenë Granit Hadërgjonaj – Kryesues, Vlera Bala, Merita Gashi, Mimoza Haziri si dhe një anëtar tjetër së cilit nuk i kuptohet emri dhe mbiemri, në formularin e zgjedhjeve.Grumbull parregullësish me votat e kandidatëve të AAK-PSDParregullësi në zgjedhjet e 6 tetorit janë evidentuar edhe në numërin e votave në qendrën e votimit 0206C/01R, përkatësisht shkolla fillore “8 Dëshmorët” në fshati Kralan të Gjakovës.Më së shumti dallime në vota ka pasur koalicioni AAK-PSD.Sipas të dhënave të nxjerra nga formularët e KQZ-së, kandidati për deputet Bekë Berisha fillimisht i ka pasur 92 vota, e pas rinumërimit ka marr 60 vota.Gazmend Abrashi ka pasur 17 vota përderisa pas rinumërit i ka marr 15 vota.Kurse, kandidatja Besa Baftiu filimisht kishte 3 vota, e pas rinumërimit 1 votë, e kandidati tjetër Frashër Krasniqi ka pasur 4 vota, ndërsa pas rinumërimit 3 sosh.Kandidati Shkumbin Demaliaj ka marr 49 vota, por pas rinumërimit i kanë zbritur në 45 vota.Kaqusha Jashari fillmisht s’e ka pasur asnjë votë dhe pas rinumërimit i është shtuar 1. AAK-PSD

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Shqipe Pantina 1 0
Burbuqe Bakija – Deva 23 26
Salih Salihu 2 1
Gazmend Abrashi 17 15
Teuta Haxhiu 27 26
Besa Baftiu 3 1
Shkumbin Demaliaj 49 45
Frashër Krasniqi 4 3
Kaqusha Jashari 0 1
Besnik Tahiri 3 2
Ali Berisha 30 29
Bekë Berisha 92 60
Rrustem Berisha 4 5
Labinot Tahiri 14 19
Marqe Selmanaj 1 0
Daut Haradinaj 65 67
Rasim Selmanaj 7 5
Lulzim Kabashi 8 9
Gegë Lleshi 1 2
Gazmend Syla 27 32
Ramiz Qeriqi 1 0
Afrore Mazreku 2 1
Lahi Brahimaj 72 73
Arber Tolaj 11 12
Fatmir Shurdhaj 1 2
Afrim Hoti 4 5
Florina Krasniqi 0 2
Dardan Molliqaj 2 3
Dhurata Salihi 107 74
Dervish Tahiri 22 21
Yll Bogaj 2 3
Fisnik Dema 9 11
Shpend Ahmeti 3 2

Dallimet në rezultate dhe dyshimet për keqpërdorime në numërimin e votave nuk mungojnë as në rezultatet për kandidatët e PDK-së.Në të njëjtën qendër vendvotimi, sipas formularëve, kandidatja për depuete, Eliza Hoxha fillimisht kas pasur 2 vota, ndërkaq pas rinumërimit e ka marr vetëm 1.Shaqir Totaj i ka pasur 4 vota, e pas rinumërimit asnjë sosh.Ramë Buja i ka pasur 4 vota por më pas ka mbetur pa asnjë, ndërkaq Andin Hoti fillimisht se ka pasur vota ndërkaq pas rinumërimit i ka marr 4.Në anën tjetër kandidati për deputet, Hajdar Beqa sipas formularit fillestar i ka pasur 37 vota e pas rinumërimit 39 vota.
Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Eliza Hoxha 2 1
Shaqir Totaj 4 0
Sabiha Shala 0 4
Ramë Buja 4 0
Andin Hoti 0 4
Hajdar Beqa 37 39
Gentiana Beqa Ahmeti 8 9
Shpëtim Zhegrova 2 0
Fadil Beka 0 2
Kadri Kryeziu 1 0
Dallime të thella në rezultatet ka edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.Kandidati për deputet Glauk Konjufca filimisht i kishte të shenjuara 22 vota, e pas rinumërimit ato i ranë në 12 vota.Gani Krasniqi nga 6 vota sa pati fillimisht, pas rinumërimit ka marr vetëm 1 votë, kurse Mimoza Kusari-Lila, pasi kishte 5 vota, pas rinumërimit i mori 6 sosh.

Lëvizja Vetëvendosje-Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Glauk Konjufca 22 12
Mefail Bajqinovci 1 3
Mimoza Kusari – Lilaj 5 6
Gani Krasniqi 6 1
Labinotë Demi – Murtezi 3 2

Sa i përket rezultateteve për kandidatët për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Sevdail Robelli ka pasur 1 votë, e pas rinumërimit 0 vota, Zejnije Veliu 0 vota, pas rinumërimit 1 votë, Enver Shala 3 vota, pas rinumërimit 2 vota si dhe Erjona Rama 15 vota, pas rinumërimit 16 vota.Ndërkaq, kandidatët e LDK-së, si Driton Selmanaj ka pasur 8 vota, pas rinumërimit 9 vota, Hykmete Bajrami 0 vota, 5 vota pas rinumërimit, Doruntinë Maloku – Kastrati 0 vota, pas rinumërimit 1 votë, Armend Zemaj 3 vota, pas rinumërimit ka marrë 4 vota, Mirjeta Kalludra i ka pasur 2 vota, pas rinumërimit 4 vota, si dhe Ruzhdi Shehu 0 vota, pas rinumërimit 1 votë.Në këtë qendër votimi, anëtarët e komisionit fillestar kanë qenë Agim Meka – kryesues, Ali Ahmeti, Shaban Zekaj, Admir Radoniqi dhe Atdhe Hereqi.Kurse, anëtarët e Komisionit të rinumërimit kanë qenë Erëza Maxharraj – kryesuese, Erlindë Suka, Fatmir Mujaj, Arjeta Zullufi dhe Valdete Topalli.Edhe në rezultatet nga votimet në vendvotimin me numër 0202X/15R në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, janë evdientuar dallime të votave për kandidatët për deputetë nga parti të caktuara politike.Kandidati për deputet, Faruk Aliaj nga Partia Liberale Egjiptiane, fillimisht nuk e ka pasur asnjë votë, ndërkaq rinumërimi ia ka sjell 1, si dhe kandidatja Mone Hoti në formularin nga rinumërimi i parë ka pasur 0 vota, por pas rinumërimit e ka marr 1 votë.Kurse, kandidatja e PDK-së, Gonxhe Çaushi ka marr 0 vota, ndërkaq pas rinumërimit i ka marr 2 sosh.Kolegu i saj, Fitim Selimi në formularin e parë ka 2 vota, e pas rinumërimit mbetur pa asnjë.Në anën tjetër, kandidati tjetër i PDK-së, Rrahim Tërnava fillimisht s’e ka pas asnjë votë, por pas rinumërimit i ka marr 2 vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Gonxhe Çaushi 0 2
Fitim Selimi 2 0
Rrahim Tërnava 0 2

Sa i përket kandidatëve të koalicionit AAK-PSD, Faruk Nura ka pasur 0 vota, pas rinumërimit 1 votë, Gëzon Kastrati 2 vota, pas rinumërimit 0 vota si dhe Lahi Ibrahimaj ka pasur 14 vota, pas rinumërimit ka mbetur me 13 vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Faruk Nura 0 1
Gëzon Kastrati 2 0
Lahi Ibrahimaj 14 13

Nga koalicioni NISMA-AKR-PD, kandidati Fehmi Hysenaj 0 vota, pas rinumërimit 1 votë, si dhe Agnesa Hajredini e ka marr 1 votë në fillim e pas rinumërimit asnjë.Kandidati i LDK-së për deputet, Bexhet Kuqi në këtë qendër votimi fillimisht ka pasur 0 vota, por pas rinumërimit ka marr 1 votë. Si dhe Shefqet Osmani nga e njëjta parti politike ka pasur 1 votë, përderisa pas rinumërimit ka mbetur pa asnjë.Anëtarët e komisionit në numërimin e parë të votave kanë qenë Diell Daija – kryesues, Bajram Beqiraj, Granit Peja, Avdyl Rama dhe Valëmir Vula.Ndërsa, komisioni në rinumërim ka pasur këtë përbërje: Genc Dugolli – kryesues, Arnit Dabiqaj, Flutura Simnica, Getoar Hyseni dhe Vjollca Mani.KALLXO.com ka raportuar lidhur me parregullsitë e numërimit të votave edhe në Deçan, Gjilan dhe Dragash.