Këngëtarja që nuk varet nga klikimet: Është marre me ia kthy shpinën publikut në skenë

Paraqitjet e saja nëpër emisione televizive janë të rralla, si kundër që edhe projektet muzikore nuk janë të shpeshta. E çdo prezantim para audiencës dëshiron të jetë në nivelin e duhur, sepse këtë e konsideron respekt.

Janë bërë 8 muaj që kur Miranda Hashanin nuk kemi pasur rastin ta shohim. Prej kohësh jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy djemtë, Donin dhe Detin. Thotë se atje nuk e ka ndjerë shumë pandeminë, por në Kosovë po.

Ajo thotë se këngëtarët e rinj që të kenë kujdes të madh, sepse çdokush që del në skenë, sipas saj, duhet të jetë shembull i mirë. Të gjitha detajet, mund t’i kuptoni në videon më poshtë.