Kërkesa e Apostoloves pas takimit me Kurtin

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se ata dhe faktorët tjerë ndërkombëtar kanë dashur që Kosova ta ketë Qeverinë sa më parë në mënyrë që të përmbusheshin marrëveshjet kontraktuale.

“Marrëveshjet tona kontraktuale janë me MSA, Agjendën Evropiane për Reforma ku presim që faza e dytë të fillojë. BE do ta ndihmojë gjithmonë Kosovën. E tëra ajo që jemi pajtuar është për Kosovën dhe popullin e saj”, ka thënë Apostolova.“Duam që Qeveri dhe ministrat të jenë të përgjegjshëm. Duam të shohim institucione të forta. Komisioni Evropian ka njoftuar për një ideologji të re që ka të bëjë me zgjerimin e rajonit. Është një fillim shumë i mirë për Ballkanin dhe Kosovën në veçanti”.

Në konferencë me Kurtin, Apsotolova është përgjigjur edhe për qëndrimin e BE-së lidhur me taksën 100 përqind.“BE deri në nivelet më të lartë të udhheqësisë ka shprehur mendimin e vet për taksën. Konsiderojmë më se taksa ka shkel bashkëpunimin ndërkombëtar si CEFTA. Kemi dërguar letra. Tash presim që Qeveria e re të dalë me propozime dhe ide se si do ta trajtojnë këtë cështje. Dëshirojmë që bisedimet me Serbinë të vazhdojnë. Për ne me rëndësi është që dialogu të vazhdojë”.