Kërkohet dorëheqja e Duda Baljes pas kundërshtimit të martesave mes gjinive të njëjta

-

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare. Reagimi i Demollit erdhi pasi Balje tha se nuk do të votojë pro Kodit Civil këtë të enjte në Kuvendin e Kosovë i cili përmban lejimin e martesave mes gjinive të njëjta. Si arsye Balje përmendi fenë.

Demolli ka kërkuar nga institucionet, partitë dhe organizatat tjera që të reagojnë ndaj deklaratës së Balje.

“Kundërshtoj ashpër dhe këto deklarata të cilat vijnë prej sektorëve të departamenteve që i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sidomos s’më ka pëlqyer fare Duda Balje sepse udhëheq Grupin për të Drejtat e njeriut dhe sot ta kemi një deklaratë të tillë, thjeshtë është shumë zhgënjyese dhe ajo duhet të japë dorëheqje prej Grupit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, të shkojë në një grup tjetër konservator por ajo aty sot s’duhet të jetë”, tha Demolli në Pressing.

“Edhe martesa në mes të njëjtës gjini është e barabartë me çdo martesë tjetër dhe duhet të jetë në nenin përkatës”, shtoi ajo.

Demolli sqaroi se kanë edhe kundërshti të tjera.

“Ne jemi disa organizata që fillimisht e kemi mbështetur krijimin e Kodit Civil dhe Kosova po kodifikon një të drejtë civile dhe ajo e drejtë civile buron nga e drejta civile dhe nga parimet universale të të drejtave civile. Edhe në këtë mënyrë qysh është paraqit te deputetët e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë. As kjo mënyrë nuk është ajo kërkesa dhe sot kemi edhe mbështetje pre euro-deputetëve ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Demolli.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit