Kërkohet suspendimi i kapitenit, rreshterit dhe policit që ishin në detyrë kur u arratis Radojiçiq

-

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor, të cilët ishin në detyrë në momentin kur Milan Radojiçiq ka ikur nga pika e kalimit kufitar në Bërnjak.

“IPK mbrëmë ishte njoftuar nga Policia e Kosovës rreth një incidenti i cili kishte ndodhur në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar (me inicialet M.R) dhe i njëjti kishte rezultuar si person i kërkuar.”

Dyshohet se Radojçiq është kthyer mbrapa me veturën e tij, derisa zyrtarët policorë po kryenin procedurat e verifikimit.

“Personi i kërkuar dyshohet se ka vozitur veturën e tij mbrapa dhe është kthyer prapë në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur tek zyrtarët policorë të pikë kalimit kufitar.

Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.”

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE