Këta do të jenë deputetët e ardhshëm të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit është renditur si partia e dytë pas Lëvizjes Vetëvendosje, duke grumbulluar rreth 200 mijë vota.Ndër më të votuarit e kësaj liste është kandidatja për kryeministre dhe bartësja e listës, Vjosa Osmani.

Burime brenda LDK-së kanë bërë me dije se në listën preliminare të kandidatëve që potencialisht kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, listë e cila nuk është finale dhe deri në shpalljen e rezultateve mund të ndryshojë, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht, me post dhe ato të diasporës, mund të ketë ndryshime.

Kësaj liste pritet t’i shtohen edhe tre ose katër deputetë. Renditja sipas numrit të votave të marra në zgjedhjet e 6 tetorit:

Vjosa Osmani-Kujtim Shala-Lumir Abdixhiku-Anton Quni-Besian Mustafa-Marigona GeciAvdullah Hoti-Ekrem Hyseni-Besian Mustafa-Arban Abrashi-Driton Selmanaj-Fetah Rudi-Armend Zemaj-Arben Gashi-Frashër Demaj-Shkëmb Manaj-Ardian Shala-Fatmir Rexhepi-Hykmete Bajrami-Lirije Kajtazi-Valentina Bunjaku-Doruntina Maloku-Haxhi Avdyli-Shkumbin Gashi-Hatim Baxhaku-Besa Gaxherri-Vlora Dumoshi