Një aksion i hershëm me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka rezultuar me arrestimin e 15 personave të akuzuar për fajde.
Dy nga të arrestuarit janë nga fshati Novosellë e Pejës, Isa Camaj dhe Driton Podrimçaku.
Janë siguruar disa nga fotografitë e të arrestuarve, si dhe veturat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.
Valon Kastrati, Astrit Grabovci e Labinot Elshani janë arrestuar poashtu në këtë aksion.
Të arrestuarit janë kryesisht nga regjioni i Pejës.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe Petrit Kastrati, Kismet Krasniqi, Orhan Luka, Alush Bajraktari, Fadil Zhabalaj, Tafil Alimusaj, Astrit Kastrati dhe Besnik e Fidan Mehmetaj.
Rreth 50 mijë euro është shuma e parave të gatshme që është sekuestruar në aksionin e sotëm.