Këto janë veçoritë që mund të ketë linja e iPhone 14

-

Çdo lajm në lidhje me linjën e ardhshme të Apple 14 është një lajm i madh për fansat e Apple. Derisa kompania zbuloi pajisjet e saj më të fundit në ngjarjen ‘Peek Performance’ të mbajtur më 8 mars, tani bota e teknologjisë po parashikon lansimin e linjës së saj të shumëpritur të iPhone 14.

Edhe pse ende nuk dihet data e lansimit zyrtar, rrjedhjet e informatave rreth pajisjeve të reja nga Apple po i mbajnë entuziastët e teknologjisë në avantazh.

Pasardhësi i linjës së iPhone 13 pritet të shfaqë një mori inovacionesh. Qoftë dizajni apo efikasiteti i telefonit të avancuar, disa rrjedhje kanë sugjeruar përmirësime të mëdha në linjën e ardhshme.

Raporti i fundit i bazuar në njohuritë nga analisti i njohur i Apple, Ming-Chi Kuo duket se sugjeron se modelet e iPhone 14 Pro do të kenë çipin më të fundit A16, derisa modelet e rregullta të iPhone 14 mund të vijnë me çipin ekzistues A15 Bionic. Aktualisht, linja e iPhone 13 vjen e pajisur me çipat A15 Bionic.

Analisti në një postim në Twitter ndau se iPhone 14 Pro 6.1 inç dhe iPhone 14 Pro Max 6.7 inç do të kenë një çip A16, ndërsa iPhone 14 6.1 inç dhe iPhone 14 Max 6.7 inç do të kenë çipin ekzistues A15 Bionic.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit