Kosova ende nuk ka një legjislacion adekuat për funksionimin e veprimtarisë së shisha bareve. Një dukuri e tillë filloi të përhapej në Kosovë që nga viti 2019.
Shumë prej klientëve të këtyre lokaleve i përkasin moshave nën 18 vjeç, njofton Klan Kosova.
Kamerat e Kiks Kosovës kanë arritur të kapin praninë e fëmijëve në këto lokale duke konsumuar nargjilë.
Pavarësisht moshës së tyre të re, sipas gjetjeve, shihet se e kanë të lehtë qasjen në këto ambiente të mbyllura të shisha bareve në kryeqytet.