Kjo është arsyeja e ndarjes mes Robert Berishës dhe Nora Istrefit

Qifti i estradës kosovare, Robert Berisha dhe Nora Istrefi para pak minutash i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.Kjo u bë e ditur nga vetë këngëtari Berisha i cili edhe zbuloi arsyen e ndarjes nga gruaja e tij, Nora Istrefi.

Berisha tha se arsyeja e ndarjes ishte përfundimi i dashurisë mes tyre. “Nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit, nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet”, ka shkruar ai.

Përveç kësaj, Berisha ka falënderuar Norën dhe ka thënë se e falënderon shumë për prurjen në jetë të vajzës së tyre, Rene.