Kjo është deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës: Ka vetëm 22 vjet

Fjolla Ujkani nga Vushtrria është 22 vjeçarja e cila ka kaniduar për deputete nga lista e Vetëvendosjes ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e ligjislaturës së shtatë.

Ujkani e cila ka kandiduar për herë të parë në zgjedhje, mësohet jozyrtarisht që ka arritur t’i mbledhë votat e mjaftueshme për të qenë deputete.

Ajo është 22 vjeçare dhe ka diplomuar këtë vit në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ndryshe, nga qyteti i Vushtrrisë, Vetëvendosje pos Ujkanit do të përfaqësohet edhe nga Gazmend Gjyshincën.

Më poshtë ju sjllim listët e deputetëve të kësaj partie: Albin Kurti,Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Yllëza Hoti, Mefail Bajqinovci, Hekuran Murati, Liburn Aliu, Haki Abazi, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Artan Abrashi, Saranda Bogujevci, Valon Ramadani, Mimoza Kusari – Lila, Arbër Rexhaj, Arbëresha Kryeziu – Hyseni, Labinotë Demi-Murtezi, Mimoza Shala, Sylejman Rrahmani, Dimal Basha, Fjolla Ujkani, Salih Zyba, Fitore Pacolli, Fatmir Kollqaku-Mullhaxha, Xhelal Sveçla, Rexhep Selimi, Drita Millaku.