Kjo është garda e re e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, që do e tmerrojë SHIK-un!

Lidhjen Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do ta përfaqësoj garda e re e saj.Veteranët e deri djeshëm të kësaj partie politike, tashmë po zëvendësohen nga populli me emra të rinj, të zgjuar e punëtor, por edhe të dalluar për nga veprimtaria e tyre familjare për çështjen kombëtare.Pra, Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me emra të rinj në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë që ka dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Për herë të parë, disa emra dhe figura të njohura e shumë të rëndësishme të LDK-së nuk do të jenë në Kuvendin e Kosovës, ata kanë mbetur jashtë Kuvendit jo pse kanë lëshuar rrugë, por se kanë humbur nga të rinjtë e LDK-së.E deputetë të rinj në këtë legjislaturë do të jenë, shumë i respektuari Fetah Rudi, ndaj të cilit është kryer një atentat, por që fatmirësisht ka mbetur gjallë, dhe tash do të përballet në Kuvendin e Kosovës ndoshta edhe me urdhërdhënësit e vrasjes së tij.Njëjtë sikurse Rudi, në këtë Kuvend do të jenë pjesëmarrës edhe Besian Mustafa, djali i veprimtarit të shquar Xhemajl Mustafës, pastaj Shkëmb Manaj, djali i veprimtarit tjetër të LDK-së, Shaban Manaj.Përveç tyre, pjesë e të rinjve në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, është edhe Marigona, vajza e Gani Gecit, ndaj të cilit është kryer poashtu atentat, por që edhe ky i fort si guri, ashtu sikurse Fetahu, shpëtoi i gjallë.

Gjithashtu, në këtë Kuvend, do të jenë edhe Armend Zemaj, familjari i kolonelit Tahir Zemaj, si dhe Doruntina Malokut, vajza e veprimtarit tjetër të LDK-së, Enverit.Gazeta “Bota sot”, ka tentuar të marrë nga një përgjigje prej Manajt dhe Mustafës, se sa do të bëjnë përpjekje për zbardhjen e vrasjeve politike që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve dhe veprimtarëve të LDK-së, konkretisht baballarëve të tyre, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje prej tyre.Megjithatë, në këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës, si asnjëherë më parë kemi familjarë të zyrtarëve të vrarë dhe atyre që shpëtuan nga atentatet e dorës së zezë në Kosovë.Tash si kurrë më parë, me formimin e Qeverisë së re, LVV-LDK, mund të arrihen iniciativa të mëdha për zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së, veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, por edhe një hetim i shumë përfolur për veprimtarinë e SHIK-ut.

Kush është Besian Mustafa?Besian Mustafa ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.Mustafa është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York.Më poshtë biografia e Shkëmb Manaj:Manaj ka mbaruar studimet themelore dhe studimet postdiplomike të nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit Evropian të Tiranës, Drejtimi i të Drejtës Publike, me temë të disertacionit “Shërbimi Civil në shtetin e Kosovës 1999-2012” me udhëheqës mentorial prof. Dr. Ferit Duka.Ka filluar karrierën në shërbimin civil në tetor të vitit 2007 në Ministrinë e Administratës Publike, respektivisht në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Menaxhimin dhe Koordinimin e Reformës se Administratës publike në Kosovë.

Në shkurt të vitit 2009 është zgjedhur Drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Nga tetori i vitit 2010 e deri në janar 2011 e ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së.Duke pas për bazë, kualitetet profesionale, në nëntor të vitit 2012, Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, e transferoj nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Administratës Qendrore në pozitën e Drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pozitë të cilën e ushtron deri me datën 13.12.2013, kur Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votim të fshehtë e zgjedhë Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.Është i martuar dhe është baba i dy vajzave. Jeton në Prishtinë.