Kjo është masa që Gjykata ia caktoi Molliqajt

-

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së këtij rajoni për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt, raporton Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se kërkesa e Prokurorisë është refuzuar si e pabazuar.

Në vend të kësaj mase, gjykata ia ka caktuar kreut të Partisë Socialdemokrate masën e paraqitjes në stacion policor deri më 1 mars të këtij viti.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 02.02.2022 kundër të pandehurit D.M. e ka refuzuar si të pa bazuar dhe ndaj të njëjtit ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor. Masa e paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit D.M do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar që nga data 01.02.2022 deri më 01.03.2022”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në rast se Molliqaj e shkel këtë masë, gjykata ka paralajmëruar se mund të caktojë masën më të rëndë, paraburgimin.

Molliqaj u arrestua të martën duke hyrë në një studio televizive, pasi në protestën e së shtunës dyshohet se sulmoi një zyrtar policor./GazetaSinjali/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit