Kjo është pasuria e Haki Rugovës

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova është arrestuar bashkë me disa zyrtarë tjerë komunalë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Haki Rugova duke qenë në këtë pozitë ka deklaruar pasurinë e tij, në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar banesë, truall e tokë, në vlerën 174 mijë euro.Rugova ka deklaruar edhe një veturë në vlerën 5 mijë euro, ndërsa 47 mijë  euro janë kursimet e tij.

Paga e tij mujore kap vlerën 1.300, derisa paga vjetore e bashkëshortes së tij kap vlerën 3600. Pasuria e tij në total kap vlerën mbi 245 mijë euro./Bota sot