Komenti epik i Mozzikut pas pretendimeve se Loredana është sërish shtatzënë

Mozzik ka reaguar pas pretendimeve rreth shtatzënisë së dytë të Loredanës.

Loredana dhe Mozzik janë emra shumë të komentuar në shtypin rozë, si për jetën profesionale ashtu edhe atë private, shkruan lajmi.net.

Së fundi, një fotografi që qarkulloi në rrjet, nxiti spekulime se Loredana është shtatzënë për herë të dytë.

Në imazin në fjalë, Loredana u pa me barkun e fryrë, teksa pozoi e veshur tërësisht në të zeza.

Pas lajmeve që qarkulluan për një shtazëni të mundshme të reperes, nuk mungoi reagimi i Mozzik, përmes një komenti epik.

“Gjinekologa t’fort jeni respekt”, ishte komenti i Mozzik.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik u shfaqën bashkë edhe në pjesën e fundit të dokumentarit të reperes. /Lajmi.net/