Komunat kërkojnë heqjen e orës policore

-

Prej të shtunës në Kosovë janë duke u aplikuar masa më të lehtësuara ndaj COVID-19. Megjithatë fakti se ora policore mbetet, pavarësisht se me një orar më të shkurtuar seç ishte para pak ditësh, po kundërshtohet. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se ora policore duhet të hiqet pasi nuk po jep asnjë efekt.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, deklaroi për KosovaPress se nuk mund të ketë orë policore sikurse në kohën kur ka 4 mijë raste në ditë sikurse rastet nuk kalojnë dhjetë të tilla në 24 orë.

“Kemi vlerësuar se masa e orës policore nuk dha ndonjë efekt, nuk ka ndonjë argument shkencor se pse duhet të jetë, sepse po shihet që masa e orës policore ka qenë edhe në tetor kur e kemi pasur numrin e të infektuarve minimal një shifror por edhe kur i patëm 4 mijë raste në ditë dhe tash kur i kemi 1 mijë deri në 2 mijë raste. Po shihet që një masë e tillë nuk ka dhënë ndonjë efekt, nuk ka dhënë ndonjë efekt dhe nuk ka ndonjë argument shkencor ku tregohet që intensiteti i virusit është më i shtuar natën sesa gjatë ditës”, potencoi Ibrahimi për KosovaPress

Prej emërimit të Rifat Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Ibrahimi thotë se Asociacioni i Komunave nuk është ftuar asnjëherë në takimet e Komitetit për menaxhimin e situatës me COVID, megjithatë ai shton që masat duhet të merren në proporcion me situatën epidemiologjike në terren.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE