Konfirmohet nga Lajçak: Ja kur takohen Kosova dhe Serbia për dialogun

-

Emisari special i Bashkimit Europian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se të martën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic, shkruan Gazeta Metro.

Lajcak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.

Ai ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën.

“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajcak.

Për takimin ka njoftuar edhe zyra e kryeministrit Kurti.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti dhe Lajçak kanë biseduar për procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, derisa kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se Kosova mbetet e angazhuar për një dialog parimor dhe për një marrëveshje të qëndrueshme me njohjen reciproke në qendër.

“U bisedua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Tutje Kurti ka shprehur vendosmërinë e tij që integriteti territorial, sovraniteti funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, të ngelen të pacenuara.

“U bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, ku kryeministri potencoi mbështetjen e fuqishme për procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal. Kryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin për të mbështetur procesin e dialogut të drejtuar nga BE, për mbështetjen për vendin tonë, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale”, përfundon njoftimi.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE