Konsumimi i tepruar i këtyre pesë pijeve shton rrezikun për sulm në zemër

Është absolutisht e rëndësishme që të kujdeseni për zemrën tuaj nëse dëshironi jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Edhe pse nuk ka garanci që në një periudhë të jetës suaj mund të pësoni sulm në zemër (infarkt të miokardit), ekzistojnë disa ndryshime në mënyrën jetësore që mund ta zvogëlojnë këtë rrezik.

Sulmi në zemër ndodh kur bllokohet qarkullimi i gjakut në enët që e furnizojnë zemrën. Shkaktar i kësaj është ngushtimi apo mbyllja e këtyre enëve të gjakut (si pasojë e aterosklerozës).

Një prej komponentëve që ka rol shumë të madh në shëndetin e zemrës është ushqimi, ku përfshihen edhe pijet.

Më poshtë jua sjellim listën me pesë pijet, të cilat duhet t’i shmangni apo së paku t’i reduktoni, në mënyrë që ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme:

Pijet e gazuara
Pijet që përmbajnë kafeinë
Pijet energjetike
Alkooli
‘Milkshake’
/Telegrafi/