Kosova demolon Çekinë, merr kreun në Grupin A

Kosova gjunjëzon Çekinë në “Fadil Vokrri”, merr kreun në Grupin A.Kosova ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në “Fadil Vokrri” ndaj kombëtares së Çekisë, 2 me 1.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16 përmes sulmuesit Patrik Schick, transmeton Koha.net.Por, Kosova barazoi shifrat përmes sulmuesit Vedat Muriqi që shënoi pas asistimit nga Rashani në minutën e 20 të ndeshjes.

E në pjesën e dytë “Dardanët” i elektrizoi Mërgim Vojvoda duke shënuar golin e epërsinë në minutën e 67 pas asistimit nga Valon Berisha.Me këtë fitore Kosova e merr kreun e tabelës në Grupin A me tetë pikë, derisa Anglia e Çekia kanë nga gjashtë pikë. Ndeshjen e radhës Kosova e luan në udhëtim pikërisht ndaj Anglisë.