Kosova heq kushtin për dozën e tretë, fluks në Morinë

-

Pas dy javës pengesë, Kosova ka vendosur që këtë të shtunë të lehtësojë masat kufizuese për hyrjen në territorin e saj.

Këtë të shtunë në pikën Kufitare Morinë ku prej dy javësh kërkohej që për hyrjen në Kosovë të kishte tre doza të vaksinës anti-Covid sot qytetarët shqiptarë janë lejuar të futen me vetëm dy doza.

“Tre doza vaksine ishte masë e tepruar”, ka thënë një qytetar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se heqja e dozës së tretë ka sjellë rritje të fluksit të lëvizjes së qytetarëve .

“Ngaqë ka pas kushtin me tre vaksina nuk kam mundur që të shkoj në Kosovë, pasi unë jam vetëm me dy doza. Për banorët e Kukësit është mirë që të kemi lehtësim, pasi shumë nga ne kanë dhe punë”, ka thënë një tjetër.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit