Kosova me paraqitje dinjitoze ndaj Spanjës, Halimi shënon golin e vitit

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar humbje me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Spanjës, takim ky i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”, raporton Insporti.

“Dardanët” e Bernard Challandes luajnë mirë por mposhtën në Sevilla ndaj Spanjës, duke mos arritur të fitojnë pikët e para në grupin B.

Goli i parë erdhi në minutën e 34-të, ku Dani Olmo shënoi nga distanca, teksa vetëm dy minuta më vonë, anësori i Manchester Cityt, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për spanjollët.

Pjesa e parë përfundon me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Kosova ja del të shënoi një gol fantastik me Besar Halimi.

Një dalje e gabuar e portierit Simon u kapitalizua nga Halimi, i cili arriti të shënoi gol nga mes i fushës.

Goli i fundit i takimit u shënua nga Gerard Moreno, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 75-të të takimit.

Lirim Kastrati pati një mundësi të artë të ngushtonte epërsinë, por dështoi të shënonte nga afërisia.

Kosova mbetet në pozitën e fundit në grup, teksa Spanja arrin në kuotën e shtatë pikëve./Insporti.com/