Kosova nuk zmbrapset, nga nesër do të dënohen me nga 150 euro shoferët me tabela serbe

-

Në Bruksel nuk pati marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë rreth targave as pas tetë orësh takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

E faza e dytë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës është gjobitja e qytetarëve serbë që ngasin vetura me targa ilegale si “KM” “PR” “GL” “UR” “PE” etj.

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!
DIAFIX
Gjobitja prej 150 eurosh ishte paraparë të niste më 21 nëntor por për shkak të takimit në kryeqendrën evropiane ishte shtyrë për 24 orë.

Por, pavarësisht kërkesave, Kosova nuk zmbrapset – ky vendim do të zbatohet nga organet e rendit.

Kjo u konfirmua për klankosova.tv edhe nga policia.

Në një përgjigje me shkrim ky institucion i rendit dhe ligjit, thotë se vendimi do të nis të zbatohet nga ndërrimi i paraditës.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të fillojë po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, thuhet në përgjigjen me shkrim për Klankosova.tv

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE