Krasniqi “zbulon” pozitën: Po mundohen t`iu qesin pluhur syve qytetarëve

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se koalicionet parazgjedhore nuk sjellin shpresë për qytetarët, pasi që janë të njejta sikurse ato që ishin gjatë kësaj qeverisje në ikje.

“Koalicionet partiake parazgjedhore thuaj së janë të njëita,të cilat kanë qenë bashkë në qeverinë në ikje, koalicione të cilat nuk sjellin asnjë shpresë për qytetaret”, ka thënë ai për “Bota sot”.Krasniqi mendon se qytetarët duhet të fillojnë ndryshimin nga vetja e tyre, në mënyrë që mos t`i votojnë ata që mundohen t`iu qesin pluhur syve për ti mashtruar përseri.

“Qytetarët nëse duan ti kthejn shpresat në këtë vend, duhet të fillojnë ndryshimin nga vetja e tyre, duke ndryshuar mendim të kutia zgjedhore, duke i votuar ata që janë me të sinqert, ata që lidhen për fjalë, e jo ata që tërë kohën qëndruan në pushtet, e në fushat flasin sikur të ishin në opozitë, duke u munduar të qesin pluhur syve për ti mashtruar përseri”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Sa i përketë listave të partive politike për kandidatët për deputet, Krasniqi shprehet skeptik në atë se mund të bëjnë ndryshime në të mirë të vendit. “Ka individ të mirë, shpresëdhënës në çdo listë, mirëpo mundësit i kanë zero për të vepruar apo ndryshuar diçka në të mirë të vendit”, ka përfunduar Krsniqi për “Bota sot”.