Kryeministri Kurti merr përfundimisht këtë vendim për çështjen e naftën

-

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se heqja e akcizës për naftën nuk mund të bëhet, duke theksuar se këtë e konsideron si politikë që padobishme.

“Ajo nuk ju ndihmon atyre që kanë më së shumti nevojë. Shembulli i Gjermanisë për heqjen e tatimit të naftë nuk i ndihmon qytetarët. Ajo mund ta rrisë fitimin e tregtarëve”, është shprehur Kurti.

“Dëshirojmë që me politika sociale t’i ndihmojmë qytetarët dhe jo duke bërë hamendësime që shndërrohen në superprofit për tregtarët”.

Ai ka thënë se çdo ditë përcjellin hyrjen e naftës në vend nga dogana dhe përcjellin çmimet brenda.

“Këto ditë dhe po përpilojmë një udhëzim administrativ lidhur me çmimet e naftës. Mund të jetë shumë shpejt por kurrsesi s’është larg. Synimi ynë është që të mbrojmë konsumatorët, njëkohësisht të kujdesemi që tregu të mos deformohet dhe të ketë konkurrencë të barabartë”.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit