Kur nis shpërndarja e 60 milionë € dhe sa do të përfitojnë bizneset për një punëtor?

E shpërndarja e këtyre mjeteve për sektorin privat tani është obligim i Ministrisë së Financave.Në këtë dikaster premtojnë se pagesat do t`i ekzekutojnë më së largu në fillim të javës së ardhshme. “Jemi duke ecur krahas. Këtë javë do të hiqen nga listat ndërmarrjet publike, përderisa ATK-ja do të sjell listën e saktë të nëpunësve të ndërmarrjeve private . Deri në fund të javës do të kemi të sakta shënimet në mënyrë që ekzekutimi të kryhet në fund të javës apo më së largu në fillim të javës së ardhshme”, u shpreh Kushtrim Brahimaj, zëvendësministër i Financave, për Front Online.Zëvendësministri i Financave, Kushtrim Brahimaj, ka treguar matematikën e thjesht mbi bazën e të cilës, këto të holla, do të ndahen për bizneset.

“Në momentin kur nxirret lista finale, supozojmë do të jenë 200 mijë, atëherë do të pjesëtohet 60 milionëshi për 200 mijë dhe do të del vlera e saktë për subvencionimin e një punëtori. Po supozojmë nëse kjo mesatarja do të jete 300 euro, një ndërmarrje qe ka 5 punëtorë, do të fitojë 1500 euro, bazuar në listat e dhjetorit”, theksoi ai për Front Online.

Vendimin që shuma prej 60 milionë të ndahet në bazë të listës së dhjetorit e kishin kritikuar ashpër ekspertët e ekonomisë.Por në Ministri e kanë një përgjigje për këtë. “Sepse në pandemi disa biznese mund të kenë ulur numrin e punëtorëve, muaji dhjetor ka qenë i zakonshëm, duhet të nisemi nga muaji i zakonshëm. Kriteret janë të njëjta për gjithë”, u shpreh ai.Bizneset që duan të përfitojnë kësaj here nuk kanë nevojë për aplikim.Ata do të ndihmohen në bazë të të dhënave që Ministrisë i vijnë nga ATK-ja.