Kurti kërkon solidaritet në tejkalimin e krizës energjetike

-

Sot kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike që janë miratuar dje nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar që të gjithë të jemi solidar e të kursejmë energjinë elektrike, raporton Indeksonline.

“Zotimi ynë për subvencionim të energjisë elektrike për qytetarët është njëherit edhe thirrje ndaj qytetarëve për racionalizim të shpenzimeve të energjisë elektrike.

Sa më shumë që kursehet energjia elektrike aq më e vogël nevoja për import, dhe aq më i vogël ndikimi i krizës energjetike të ekonomisë familjare. Energjia e kursyer është buxhet i kursyer i shtetit dhe xhep i kursyer i qytetarit.

Solidariteti shoqëror në situata krize është i domosdoshëm. Jemi me fat që si popull solidaritetin shoqëror e kemi virtyt kulturor e historik. Së bashku e solidar do ta tejkalojmë edhe këtë krizë“, u shpreh Kurti.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit