“Kurti na ka injoruar pse të festojmë më të”- Veteranët e UÇK- së bojkotojnë festimin e përvjetorit të pavarësisë

-

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të marr pjesë në organizimin që ka bërë Qeveria e Kosovës për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Veteranët e UÇK-së ndjehen të lënë anash nga kryeministri Albin Kurti. Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi për Insajderin se nuk do të marrin pjesë në organizimin e festimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës për shkak të kryeministrit Albin Kurti.

“Në këshillin organizues të manifestimit të pavarësisë së Kosovës nuk kemi marr pjesë për shkak të injorancave që ka pas kryeministri Kurti deri me tani. Po bëhen 1 vit që kur ka marrë detyrën dhe na ka takuar vetëm një herë kur i kemi uruar detyrën”, tha Klinaku për Gazetën Insjaderi.

Klinaku thotë se përderisa Albin Kurti nuk i takon për të diskutuar për kërkesat e veteranëve nuk do ta takojnë.

Ai madje thotë se i ka injoruar ata vazhdimisht.

Organizata e Veteranëve do të manifestoj përvjetorin e pavarësisë duke bërë homazhe.

“Ne do të bëjmë homazhe si kemi bërë gjithmonë dhe neper komuna të ndryshme do të festohet”, tha ai.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit