Kurti për shtrenjtimin e rrymës: Do t’i dërgojmë komentet, unë nuk e kam as numrin e kryesuesit të bordit

-

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai do të dërgojë komentet te Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), lidhur me propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kurti tha se ZRrE është institucion i pavarur, duke shtuar se ai si kryeministër nuk e ka as numrin kontaktues të kryesuesit të bordit të këtij organi.

Para gazetarëve, i pari i ekzekutivit tha se ministrat dhe Kuvendi do të dërgojnë komentet e tyre, në mënyrë që të përfshihen në raportin e ZRrE-së.

“Ne do të dërgojmë komentet e tona. ZRrE është institucion i pavarur i shtetit. Ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesues të Bordit të ZRRE-së, por ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’u dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që Bordi i ZRrE-së bazuar në raportin e vet t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerat”, ka thënë ai./GazetaSinjali/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit