Kurti shfrytëzon seancën solemne për të lavdëruar Qeverinë, opozita e lëshon sallën

-

Dy partitë opozitare, PDK e LDK, kanë lëshuar seancën solemne për nder të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në momentin kur kryeministri Albin Kurti mori fjalën.

Kurti ka folur për të arriturat e Kosovës në këto 14 vjet, derisa ka përmendur edhe punën e Qeverisë së tij.

Ai ka shfrytëzuar seancën për pavarësinë që të tregojë pak edhe për të arriturat që konsideroi se pati Qeveria. Ai përmendi krizën energjetike e pandeminë, si dhe shtesat për punëtorët.

“Përkundër të gjitha luftërave populli ynë nuk u shndërrua në popull pushtues e sundues, populli ynë është populli i rrallë paqedashës që kurrë nuk kemi pushtuar. Andaj nuk është çudi që si shtet i ri, kontribuojmë shumë për paqen dhe demokracinë. Historia e Kosovës do të njeh vuajtjen dhe kontributin e secilit. Në ketë ditë është e përshtatshme të reflektojmë për rrugëtimin tonë, të bëjmë bilancin ku jemi dhe e ardhmja që na pret”, ka thënë ai.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit