Kush I Bëri Ftesë Ardiana Matoshit T’i Bashkohet Vetëvendosjes? Tregon Vetë Aktorja

Adriana Matoshi zbulon se kush ia bëri ftesën që t’i bashkohet Vetëvendosjes. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi në emisionin “Express Rozë” ka treguar se kush i bëri ftesë që t’i bashkohet Vetëvendosjes, shkruan Express.

Ndryshe, Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.

“Unë Albinin e çmoi shumë si njëri si intelekt si njëri paqësor si njeri i pakorrektuar, e kam fol edhe me Albini, oferta sigurisht është bërë prej Albinit e njerëzve për rreth tij”, deklaroi Adriana Matoshi.