Kuvendi miraton masat e reja te Qeverisë. Ja qka perfshinë

-

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, asnjë kundër e abstenim kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Sipas arsyetimin, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.

“Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhej në njoftimin e qeverisë, shkruan Telegrafi.

Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

“Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, vijon njoftimi.

Ky vendim përfshinë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. /Telegrafi/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit