Kuvendi nesër mban seancë plenare me këto pika të rendit të ditës

-

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë mbajtjen e seancës plenare.

Kjo seancë ishte ndërprerë për të vazhduar për të premten, pasi që nuk kishte kuorum për të vazhduar mbajtja e saj.

Vazhdimi i seancës do të bëhet nga ora 11:00 kurse këto janë pikat e mbetura që pritet të diskutohen:

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118

5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE