Ky është i dyshuari që u kap për fajde, ka të kaluar kriminale

-

Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka ndaluar 2 persona të cilët u arrestuan gjatë një aksioni kundër fajdeve. Të dyshuarit u kapën në flagrancë, në dy lokacione. Sinjali mëson se i dyshuari kryesor është Frrok Xhuxha, i cili ka të kaluar kriminale.

I njëjti bashkë me të arrestuarin tjetër dyshohen se kanë shfrytëzuar gjendjen tejet të rënduar financiare të viktimës dhe të njëjtit i kanë ofruar një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e kanë ngarkuar me kamata të larta dhe të pa përballueshme.

Frrok Xhuxha si i dyshuar kryesor, po ashtu ka sulmuar fizikisht viktimën dhe të njëjtin e ka kërcënuar që të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij “në atë mënyrë që shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas ia përplasë telefonin për toke dhe e godet me grushta në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me mjet të fortë e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.”

I njëjti dyshohet për veprat penale: Fajde, detyrim dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Kurse i arrestuari tjetër dyshohet për “fajdeja në ndihmë”.

Prokuroria sot njoftoi se dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit