Ky është numri i të shëruarve nga Covid-19 në 24 orët e fundit

321 është numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 5 raste të vdekjes, përcjell ORAinfo.

Gjithashtu virusin e kanë mposhtur 564 pacientë.

IKSHPK-ja njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896./ORAinfo/