Ky është numri i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 301 raste të reja me koronavirus.

Pos rasteve të reja, janë shënuar edhe dy raste të vdekjeve, përcjell ORAinfo.

Ndërsa numri i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë është 457.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442./ORAinfo/