Ky është personi që vdiq sot në Gjakovë pasi u plagos në kokë

-

Sot rreth orës 13:00 një person është gjetur i plagosur në Gjakovë. Sipas Policisë ai ka pasur plagë në kokë dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Prishtinës. Sinjali mëson se viktima është Gjevalin Tuqi.

Tuqi u gjet me shenja jete anash një rruge në Shkugëz të Gjakovës. Rastin në Polici e kishin raportuar disa dëshmitarë.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Prishtinës, ku rreth orës 19:50 ka ndërruar jetë.

Nga Emergjenca i thanë Sinjalit se nuk kanë mundur ta fusin në operacion Tuqin për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Për rastin njoftoi Policia, duke thënë se në vendngjarje është gjetur një armë, një gëzhojë dhe një automjet.

Sipas Policisë automjeti i përket Tuqit, ndërsa plagosja dyshohet të jetë kryer me armën që është gjetur afër tij.

“Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar ne emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kane dalë is te gjitha njësite përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar ne QKUK ne gjendje te rende. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë ne afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti”, tha zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj për Sinjalin.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit